Juventusi dhe Interi do ta kenë edhe më të lehtë për të arritur te firma e mbrojtësit italo-brazilian, Emerson Palmieri. Mëngjarashi i Chelsea me shumë gjasa do të largohet nga Blutë këtë verë, pasi me deklaratën e tij më të fundit, e ka pranuar se dëshiron rikthimin në Serie A (ka luajtur për Romën).
“Kam qenë shumë i lumtur në Serie A, jo vetëm në aspektin profesional, por dhe kultura e Italisë, qyteti ku jetoja. Prandaj kam zgjedhur të përfaqësoj ngjyrat e kombëtares italiane. Jam shumë i lidhur me atë shtet dhe dua të rikthehem.
Me Sarrin, luaja rregullisht dhe kishim raporte të mira. Isha i lumtur te Chelsea. Lampard është ndryshe, i ka idetë e tij të qarta dhe është shumë i admiruar nga të gjithë njerëzit që janë pjesë e Chelsea, por dhe tifozët. Një ribashkim me Sarrin? Kam punuar dhe me Conten më parë, mjafton të rikthehem në Serie A”, u shpreh 25 vjeçari./abcnews.al