Juventus “All in” për Zhegrovën, “Zonja e Vjetër” nxjerr dy lojtarë në shitje për të financuar “Dardanin”

schedule11:27 - 12 Prill, 2024

schedule 11:27 - 12 Prill, 2024

Edon Zhegrova është objektivi i madh i Juventusit për krahun e majtë të sulmit dhe për këtë ka vendosur disa lojtarë në shitje.

Ylli i Kosovës po luan një sezon të jashtëzakonshëm me Lille, ku në 20 paraqitje gjithsej është i përfshirë në (11) gola dhe asistime.
Anësori vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe mund të luajë si majtas ashtu edhe djathtas dhe përshtatet mirë në formacionin 4-3-3.

Sipas TMW, “Zonja e Vjetër”, do të nxjerrë në shitje Samuel Iling Jr. dhe Filip Kostic për të mbushur arkat. I pari vlerësohet mbi 20 milionë euro dhe pëlqehet nga shumë klube në Premier League, ndërsa i dyti pëlqehet nga Crystal Palace dhe kishte ofertë në dimër.

Me shitjet e mundshme të kësaj dyshe, Juventusi do të ketë paratë për të bërë ofertën e duhur te Lille për Edon Zhegrovën.

Juventus dhe Lille kanë marrëdhënie të shkëlqyera, pasi së fundmi Diago Djalon dhe Timothy Weah përfunduan te “Zonja e Vjetër”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!