Juventus-Barcelona është supersfida e mbrëmjes së sotme në Champions League. Në “Allianz Stadium” të Torinos zbarkon Leo Messi, por Cristiano Ronaldo e ka të pamundur të përballet me rivalin e përjetshëm.
Ylli portugez është infektuar me koronavirus prej datës 13 tetor dhe tamponi i ditës së djeshme doli sërish pozitiv. Pavarësisht mërzitjes së madhe prej faktit që nuk mund të zbresë në fushë, CR7 ka karikuar shokët e skuadrës.
“Forca djema, të bashkuar deri në fund“, shkruan sulmuesi i kampionëve të Italisë në videon ku shfaqet me fanellën bardhezi mbi supe, teksa në fund nuk mungon gjesti i zakonshëm që bën pas shënimit të një goli me fjalët: ju uroj fat djema, forca Juventus. /abcnews.al