Justin Timberlake mbështet publikisht Britney Spears pas rrëfimit tronditës në gjykatë

schedule14:35 - 24 Qershor, 2021

schedule 14:35 - 24 Qershor, 2021

Personazhe publikë, mes të cilëve Justin Timberlake kanë dalë në mbështetje të Britney Spears pas dëshmisë tronditëse në gjykatë. Të mërkurën, këngëtarja nxori në dritë fakte tronditëse për jetën e saj të kontrolluar për më shumë se një dekadë duke kërkuar me çdo kusht lirinë. Ish i dashuri i dërgoi një mesazh mbështetjeje vetëm disa orë pas deklaratave bombë.

Justin Timberlake breaks silence on Britney Spears's shocking conservatorship battle | HELLO!

“Pas asaj që pamë sot, ne të gjithë duhet të mbështesim Britney në këtë kohë. Pavarësisht nga e kaluara jonë, e mirë apo e keqe, dhe pa marrë parasysh se sa kohë më parë ishte … ajo që po i ndodh asaj nuk është e drejtë. Asnjë grua nuk duhet të kufizohet kurrë nga marrja e vendimeve mbi trupin e saj.”, shkroi Timberlake të Mërkurën në mbrëmje.

 

LEXO EDHE: “S’mund të martohem dhe të kem fëmijë”, Britney bën rrëfimin tronditës, kërkon t’i japë fund pushtetit të të atit

Deklarata vazhdoi: “Askush nuk duhet të dalë kurrë kundër vullnetit të tyre … ose kurrë nuk duhet të kërkojë leje për të ndërhyrë tek gjithçka për të cilën kanë punuar kaq shumë”. Kjo është hera e parë që ylli i muzikës flet publikisht për kujdestarinë, i cili filloi në vitin 2008, kur shqetësimet për shëndetin mendor e shtynë babanë e saj, Jamie të kërkonte autorizimin ligjor mbi jetën e saj. Spears tha se ishte droguar kundër vullnetit të saj dhe detyruar të mos krijonte familje.

Britney Spears Supported By Justin Timberlake And Mariah Carey

“Unë dua t’i kthehem jetës time.”, tha ajo përmes telefonatës mbi marrëveshjen që e cilësoi si abuzive. Ajo hodhi akuza të shumta kundër babait të saj dhe atyre që kanë kontrolluar padrejtësisht dhe në mënyrë abuzive jetën e saj. Përveç pretendimit se ishte e detyruar të shkonte në një turne në 2018 dhe përdorte ilaçe kundër vullnetit të saj, Spears deklaroi se nuk i lejohej as të martohej dhe të bënte fëmijë. xh.d/abcnews.al