Justin Bieber thyen rekordin që Elvis Presley mbante prej 59 vitesh

schedule08:50 - 25 Shkurt, 2020

schedule 08:50 - 25 Shkurt, 2020

Justin Bieber është kthyer në këngëtarin më të njohur e të dëgjuar të kohës, sukseset e të cilit po bëjnë bujë të madhe brenda ditës.

Justin kryesoi listat muzikore që kur ishte 16 vjeç, me albumin e tij të parë të titulluar “My World 2.0” dhe që atëherë arritjet e tij s’kanë ndalur shkruan Blast.

Madje, këngëtari rezulton më i suksesshëm se mbreti i muzikës rock, Elvis Presley.

Justin ka thyer rekordin që Presley mbante prej 59 vitesh, duke u kthyer në artistin më të ri që ka 7 albume në vendin e parë në top-listat amerikane.

Vetëm pak ditë më parë ai publikoi albumin e tij të ri të titulluar “Changes”, i cili ka rezultuar albumi më i shitur dhe më i dëgjuar i javës.

Duket se Bieber po kalon periudhën më të mirë të jetës së tij, pas problemeve të shumta me shëndetin dhe varësinë nga lëndët narkotike, për të cilat ka folur në dokumentarin e tij./abcnews.al