Justin Bieber: Kam pasur aq varësi ndaj drogës, sa truprojat më kontrollonin pulsin në gjumë

schedule08:58 - 15 Prill, 2021

schedule 08:58 - 15 Prill, 2021

Justin Bieber ka folur për transformimin e tij nga një adoleshent agresiv në një karakter të reformuar. Në një intervistë për revistën GQ, këngëtari 27-vjeçar foli hapur për varësinë e tij ndaj drogës dhe marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin.

“Kam pasur një zakon të keq të drogës. Arrija deri në pikën ku rojet e sigurisë hynin në dhomën time natën për të më kontrolluar pulsin në mënyrë që të siguroheshin që isha ende gjallë. Tashmë, fatmirësisht kam një grua që e adhuroj, tek e cila ngushëllohem, ndihem i sigurt krah saj”, thënë ai.

Bieber është shprehur se martesa e tij është bërë një forcë kryesore pozitive, pas një fillimi të vështirë.

“Viti i parë i martesës ishte me të vërtetë i vështirë, sepse po riktheja gjërat pas traumës. Por tani ne thjesht po krijojmë momente si çift, si një familje. Po krijojmë kujtime. Dhe është bukur që kemi çfarë presim nga e ardhmja”./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!