Justin Bieber feston ditëlindjen, partnerja i bën dedikimin më të ëmbël

schedule10:28 - 2 Mars, 2021

schedule 10:28 - 2 Mars, 2021

Justin Bieber feston ditën e sotme përvjetorin e 27-të. Pas mesnatës, fansat e këngëtarit kanadez kanë vërshuar me urimet e tyre, por dedikimin më të bukur e ka marrë nga partnerja e tij, Hailey. Modelja ka publikuar në rrjete sociale disa momente të veçanta me këngëtarin, krahas së cilave ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.

“Një tjetër vit rreth diellit me ty, një tjetër vit duke të të dashur, duke u rritur dhe qeshur me ty. Gëzuar ditëlindjen e 27-të, je njeriu im i preferuar dhe jam falenderuese që të kam”, ka shkruar modelja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hailey Rhode Baldwin Bieber (@haileybieber)

Në këtë ditë të veçantë, Bieber është bërë nostalgjik dhe ka publikuar një fotografi kur ka qenë fare i vockël. Kujtojmë që dyshja lidhi kurorë në fshehtësi të plotë në shtator të vitit 2018 pasi u fejuan në Korrik. Një vit më vonë ata organizuan një ceremoni madhështore me familjarët dhe miqtë e tyre. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)