“Princi i Pop-it”, Justin Bieber është gati të heq dorë nga muzika në moshën vetëm 29-vjeçare.
Sipas informacioneve të RadarOnline.com, fenomeni i industrisë botërore të muzikës, vlen rreth 200 milionë dollarë dhe burimet thanë se ai dëshiron të tërhiqet nga publiku dhe karriera e tij, së bashku me bashkëshorten e tij modele 26-vjeçare, Hailey Bieber .
“Justin nuk ka qenë rehat me botën për një kohë të gjatë dhe fama e tij po e dëmton atë,” zbuloi një mik, duke shtuar: “Edhe psikologu i tij thotë se nëse kjo është ajo që e bën atë të pakënaqur, ai duhet të marrë vendimin e vështirë për tu tërhequr”.
Pop prince Justin Bieber is ready to take the money and run into retirement at age 29. https://t.co/v44fFaVMOx
— Radar Online (@radar_online) March 27, 2023
Pavarësisht publikimit, artisti nuk ka konfirmuar apo mohuar asgjë. Mirëpo, nëse gjykohet nga koncertet e fundit që ka anuluar, ndoshta përgjigjja e pyetjes nëse do të vazhdojë karrierën, fansave të tij nuk do t’i pëlqejë./abcnews.al