“Peaches” është kënga e re e Justin Bieber, e cila aktualisht ndodhet në top-listat e Shteteve të Bashkuara.
Këtë sukses, këngëtari e festoi duke bërë një tatuazh të ri, Një pjeshkë në qafë.

Një ditë më pas, bashkëshortja e tij, Hailey postoi të njëjtin tatuazh, por kësaj radhe më të vogël dhe të vendosur në krah.

Kjo nuk është hera e parë që çifti bën tatuazhe që lidhen me njëri-tjetrin. Hailey ka edhe një “J” në gisht, të cilin e bëri në përvjetorin e parë të martesës. Mesa duket ky pasion i çiftit është i përbashkët./abcnews.al

