Juristja Brizida Gjikondi nga studio e Abc News është shprehur se zhvillimet më të fundit në vendin tonë përsa i përket Reformës në Drejtësi kanë nxitur ambasadoren e SHBA-së që të mbajë një qëndrim të ashpër.
Gjikondi ka theksuar se me ndryshimet që kanë ndodhur në 2008 në Kushtetutën e Shqipërisë, lista e partive dhe të deputeteve në vendin tonë është zgjedhje personale e kryetarit të partisë.
“Braktisja e PD-së dhe deklarata e PS se nuk do të ndryshojë sistemin zgjedhor, kanë bërë ambasadoren e SHBA-së që të imponojë tonin e saj dhe të japë të gjithë opsionet e saj për sistemin zgjedhor shqiptar pasi është një sistem që ka gjeneruar një ekonomi të korruptuar, një shtet të korruptuar, dhe fuqia e nervit të saj tregon se sa e rëndë është situata dhe se sa pak dinë shqiptarët se çfarë ndodh pas krahave të tyre. Mjafto të shikosh Shqipërinë tashmë dhe do e kuptosh se sa probleme ka në sistemin zgjedhor, shqiptarët nuk shprehen më nuk dinë më se kush i drejton, kë të zgjedhin dhe kë të mos zgjedhin .
Ndryshimet në kushtetutë në 2008 e kthyen vendin tonë nga një vend ish- diktatorial në një vend totalitar ku janë dy kryetarët e partive që janë pronarët jo vetëm të partive të tyre por edhe të listave. Listat e partive dhe të deputeteve në vendin tonë është zgjedhje personale e kryetarit të partisë. E dimë të gjithë se deputetet janë nënë hijen e kryetarit të partisë, janë pa identitet që i binden njëshit. Por në 2020 nuk duhet të ndpdhë më një gjë e tillë, dhe kjo është arsyeja se pse ato nuk duan të ndryshojnë sistemin zgjedhor dhe që shqiptarët të mos kenë mundësi zgjedhje”, është shprehur juristja.
Ndër të tjera në fjalën e saj juristja ka theksuar se në sistemin tonë zgjedhor ka hile, dhe se ëhstë një sistem zgjdhor që sjell shumë persona të inkriminuar jo vetëm deputet por edhe kryebashkiakë,
“Ky është një sistem që ka sjellë shumë persona të inkriminuar jo vetëm deputet por edhe kryebashkiakë, dhe kjo është përgjegjësi e klasës politike që i sjell të cilët thkeosjnë se nuk ju kanë treguar kartelën kriminale. Ka qenë një kod shumë djallzor dhe pa lidhje me realitetin shqiptar ne nuk mund të bëhemi kavie dhe të dërgojmë ujë te pushteti i kryetarëve”, është shprehur juristja. /abcnews.al