Me përfundimin e sfidave këtë të shtunë në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, profesor Albi Nako ka dhënë një lajm të mirë për konkurentët.
Ai ka bërë me dije se një nga ata që është vlerësuar pozitivisht do të kalojë direkt për në finale, pa e pasur të nevojshme të konkurojë në gjysmë finale. Albi ka thënë se bashkë me anëtarët e tjerë të jurisë kanë vendosur që në finale të kalojë Mikele.
Mirëpo, ky i fundit i ka lënë të gjithë pa fjalë me deklaratën. Mikele nuk e ka pranuar këtë vendim, pasi ka dashur që në gjysmë finale të garojë si gjithë të tjerët, pasi të shtunën e ardhshme është nata familjare. Ai ka refuzuar finalen, në mënyrë që të krijojë një kujtim me gjyshen e tij.
“Dua të them diçka. E falenderoj shumë jurinë dhe në veçanti profesor Albin për këtë vendim që ka për mua, por unë nuk e pranoj. Sepse e para, dua ta vazhdoj garën si gjithë të tjerët, ashtu siç e nisa dhe e dyta siç e thatë edhe ju, java tjetër është nata familjare dhe unë dua që të bëj kërcimin me nënën. Nuk dua që ta shmang atë, sepse përpara saj , unë nuk vë asgjë tjetër”, tha Mikele. /abcnews.al/