Jurgis Çyrbja, i pandehur/ SPAK i komunikon katër akuza

schedule11:48 - 11 Tetor, 2024

schedule 11:48 - 11 Tetor, 2024

Jurgis Çyrbja është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Këtë të premte, Çyrbja u paraqit për herë të dytë brenda pak ditëve, në ambientet e SPAK.

“Bëhet fjalë për shpërdorim detyre në 4 raste, nga një kallëzim i bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në vitin 2201. Bëhet fjalë për hetime kur ky i fundit ka drejtuar për disa vite Kadastrën e qytetit të Durrësit. SPAK, i ka komunikuar akuzën e shpërdortimit të detyrës. Çyrbja nuk ka preferuar të jape sqarime”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Një ditë më parë, Çyrbja dorëzoi mandatit e deputetit./abcnews.al