Prokuroria e posaçme i komunikoi të premten akuzën e shpërdorimit të detyrës deputetit Jurgis Çyrbja.
Ai qëndroi rreth 30 minuta në spak në shoqërinë e avokates së tij mbrojtëse dhe u njoh zyrtarish me akzuën e “shpërdorim të detyrës”. Një ditë më parë, Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, ndërsa pas dlajes nga spak nk dha komente për gazertarët.
Komunikimi i akuzës vjen 3 dite pas thirrjes në SPAK, ku fillimisht dha sqarime mbi praktikat e kryera në kohën kur ka qenë në krye të Kadastrës së Durrësit. Spak ka dyshime se, ish-zyrtari ka shpërdoruar detyrën në të paktën katër raste.
Ndërsa hetimet nisën pas kallëzimit të deputetit demokrat Edi Paloka. Sipas Palokës në kohën kur Çyrbja ishte drejtues i Kadastrës së Durrësit firmosi brenda ditës dy praktika për një pronë, por në dy emra duke realizur mbivendosje të pronës.
Perveç kësaj, Paloka tha se në javët e fundit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2021, Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit, ku shpërndante çertifikata dhe legalizime, si të ishte ende drejtor Hipoteke. Një ditë pas thirrjes në SPAK, Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit.