Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin/ Kuvendi njofton KQZ: Plotësoni vakancën

schedule10:18 - 17 Tetor, 2024

schedule 10:18 - 17 Tetor, 2024

TIRANË- Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Jurgis Çyrbja, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, në nisje të seancës plenare të kësaj të enjte njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për plotësimin e vakancës.

“Ju njoftoj se datën 9.10.2024 deputeti Jyrgis Çyrbja ka njoftuar heqjen dorë nga mandati i deputetit. Ju njoftojmë mbarimin para afatit të mandatit të deputetit të kolegut tonë për shkak të dorëheqjes. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës”, tha ajo.

Erjon Meka pritet t’i zërë vendin në Kuvend Jurgis Çyrbjas.

Prokuroria e Posaçme mori më 11 tetor të pandehur ish-deputetin e PS-së, Jyrgis Çyrbja. Ai akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit./ abcnews.al