Jurgen Klopp kërkon një sulmues nga merkato. Drejtuesit e Liverpool e kanë një dëshirë dhe kanë nisur nga puna për të konkretizuar operacionin.
Sky Sport DE shkruan se bëhet fjalë për Donyell Malen, sulmuesin e PSV dhe kombëtares së Holandës. 22-vjeçari realizoi 27 gola sezonin e kaluar me skuadrën nga Eindhoven.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 34 milion paund, shumë e njëjtë me atë që paguan “The Reds” te Roma për shërbimet e Momo Salah katër vite më parë. /abcnews.al