Këngëtari i muzikës popullore Jurgen Kaçani ka publikuar në Instagram urimin e ëmbël për të bijën, Marina, e cila festoi dje 5-vjetorin e lindjes.
Krahas fotos me të shoqen dhe të bijën, Jurgen Kaçani ka shkruar një dedikim për vogëlushen e tij.
“25.10.2022 E bukura Marina ime Te uron babi nga zemra edhe 103 vite te tjera plot shendet dhe lumturi ashtu sic na ke lumturuar ti ne cdo dite qe nga momenti i pare qe te mbajtem ne krahe.
Falenderoj ZOTIN cdo dite per bekimin me te madh qe me ka dhene.Cdo perqafim cdo puthje cdo buzeqeshje e jotja na shton jeten zemren babit dhe uroj ate buzeqeshje ta kesh gjithe jeten.Gezuar Ditelindjen Dashuri. E gjithe bota je per ne”, shkruan këngëtari në Intsagram.
View this post on Instagram
Jurgen Kaçani është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.
Këngët e tij, më së shumti në bashkëpunim me motrën, Marjola Kaçani janë pjesë e dasmave shqiptare.
Projekti i fundit muzikor i Jurgenit është kënga “Nipçe”, një dedikim për nipin e tij të vogël, i cili erdhi në jetë në maj të këtij viti./abcnews.al/