Juncker: Nacionalistët shkatërrojnë BE-në

schedule21:36 - 12 Shtator, 2018

schedule 21:36 - 12 Shtator, 2018

Në fjalën e tij në Parlamentin Europian, presidenti i Komisionit të BE-së Jean Claude Juncker ka bërë apel për solidaritet në çështjen e emigrantëve. Ai tha se nacionalistët janë ata që po shkatërrojnë Bashkimin Europian.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, është treguar shumë i prerë në fjalën e tij në parlament duke kërkuar ende solidaritet mes vendeve anëtare për çështjen e emigrantëve dhe duke bërë apel që Europa të mos tërhiqet dhe më shumë në baltë.

Në fjalimin e fundit në seancën plenare të Parlamentit Europian para zgjedhjeve në Maj të 2019-s, presidenti i Komisionit Jean Claude Juncker ka mbrojtur Bashkimin Europian si një gardian të paqes dhe kritikoi hapur partitë sovraniste duke i akuzuar se tërhiqnin Europën në baltë.

Jean Claude Juncker: “Duhet të jemi mirënjohës për faktin se jetojmë në një continent paqësor, e bërë e mundur kjo falë bashkimit europian. Duhet të tregojmë më shumë respekt për Bashkimin Europian”.

Mëngjesin e të mërkurës, Juncker mbajti fjalimin tradicional për herë të katërt dhe të fundit. Në Shtator të 2019-s, parlamenti europian duhet të zgjedhë një ekzekutiv të ri dhe nëse konfirmohen sondazhet që qarkullojnë këto ditë, ekzekutivi do të ketë një pamje krejtësisht tjetër. Fjalimi i tij u perceptua nga analistët si një apel drejt qytetarëve për të mos ndjekur nacionalizmin.

“Gjeopolitika na mëson se ka ardhur moment i sovranitetit europian. Dhe ky sovranitet vjen nga sovraniteti i shteteve anëtarë dhe nuk zëvendëson kombet”, tha ai.

Nga ana tjetër, Juncker ka paralajmëruar dhe krijimin së shpejti të një njësie policore tokësore dhe detare europiane. Njësi që do të përballet me fluksin e emigrantëve si dhe do të sigurohet që ata të kenë të drejtë të kryejnë deri në fund kërkesën për azil.

“Europa duhet të mbetet një kontinent i hapjes dhe i tolerancës dhe nuk do të jetë asnjëherë një fortesë që i kthen kurrizin botës”, u shpreh Juncker.

Sipas tij çdo gjë varet nga aftësia e të gjitha vendeve anëtare për të pritur emigrantët klandestinë që mbërrijnë në brigjet e kontinentit të vjetëë.

“Na duhet një solidaritet më i madh në të tashmen dhe në të ardhmen ky solidaritet do të duhet të jetë më i qëndrueshëm.”

Juncker gjithashtu propozoi një aleancë të re mes Afrikës dhe Europës për investime fhe vende pune afatgjata, duke theksuar se kjo aleancë do të mund të krijonte deri në 10 milionë vende punë në Afrikë në dhjetë vitet e ardhshme. Sipas tij duhet nëj zhvillimi i marrëveshjeve të shumta tregrate mes europës dhe afrikës, për të arritur më në fund në një marrëveshje të tregtisë së lirë nga kontinenti në kontinent./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!