Transferta në Leipzig, nuk rezultoi siç pritej për Bayern Munich, me “bavarezët” që u ndalën në barazimin 1 me 1, larg nga shtëpia duke e nisur kështu “mbrapsht” vitin 2023.
Pas performancës jo të mirë, ka reaguar dhe tekniku i Bayern, Julian Nagelsmann, i cili u shpreh tepër i pakënaqur me paraqitjen e të tijve.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por kundërshtarët tanë luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Të jemi në krye të tabelës është e përshtatshme për ne, por duhet të kishim bërë më mirë në disa aspekte. Duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar, sonte kemi pasur disa situata të rëndësishme, por nuk ishim të mirë për t’i shfrytëzuar ato. Ishte ndeshja e parë pas dy muajsh pushim, është mirë të fillojmë përsëri me një pikë”,- është shprehur Naglesmann, në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al