Padyshim, ndër lojtarët më të rëndësishëm në formacionin e Borussia Dortmund është dhe “fantazisti” i mesfushës, Julian Brandt, i cili deri më tani në këtë pikë të sezonit ka arritur të shënojë 9 gola dhe të asistojë 5 të tjerë në 35 paraqitje mes Kampionatit e Champions League.
Paraqitjet e tij kualitative e vunë 26-vjeçarin në fokusin e “gjigandëve” të Premier League, si Arsenal e Tottenham, mirëpo ditën e sotme “fantazisti” gjerman ka nënshkruar një kontratë të re me “verdhezinjtë”, kontratë e cila tashmë skadon në vitin 2026 dhe është njoftuar nga klubi gjerman me anë të një postimi në rrejtin social “Twitter”.
Ndërkaq, kujtojmë se Brandt u transferua te Borussia Dortmund nga Bayer Leverkusen në vitin 2019. Që atëherë, ai ka bërë 120 paraqitje në Bundesligë, duke shënuar 23 gola dhe 22 asistime. /i.m /abcnews.al
Room, Takt…EXTENSION! ? pic.twitter.com/3ZHldPvKeh
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) April 11, 2023