Aktorja e njohur, Julia Roberts është gati të largohet nga San Francisko.
Sipas San Francisco Chronicle, aktorja po shet shtëpinë e saj për 11.75 milionë dollarë. Faqet e internetit të pasurive të paluajtshme si Zillow konfirmojnë se shitja e pronës së vitit 1907 është në pritje. Ndërsa, Roberts e bleu atë për 8.3 milionë dollarë në janar 2020.
E vendosur në lagjen Presidio Heights, prona ka pesë kate, katër tualete dhe pesë dhoma gjumi. Nga ballkonet, qiramarrësit mund të shijojnë pamjen e mrekullueshme të Gjirit të San Franciskos dhe të admirojnë urën Golden Gate në distancë./abcnews.al