Julia Roberts feston 21-vjetorin e martesës

schedule13:41 - 5 Korrik, 2023

schedule 13:41 - 5 Korrik, 2023

Julia Roberts nuk është mësuar me vëmendjen e saj në fotot me bashkëshortin e saj, Danny Moder. Mirëpo, pak orë më parë çifti festoi 21-vjetorin e martesës dhe me rastin e kësaj dite, ylli 55-vjeçar postoi në Instagram një foto të tyre të mbushur me pasion dhe dashuri.

Në foto, Roberts ndan një puthje pasionante me partnerin e saj dhe na jep ndjesinë se të dy janë shumë të dashuruar.

Çifti u takua në xhirimet e filmit “The Mexican” dhe u martuan dy vjet më vonë, më 4 korrik 2002. Ata kanë tre fëmijë së bashku, binjakët Phineas dhe Hazel 18-vjeçare dhe Henry-n 16-vjeçar.

Shikoni postimin e ri të Julia Roberts:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julia Roberts (@juliaroberts)

Vitin e kaluar, aktorja kishte postuar sërish një foto delikate me bashkëshortin e saj, me rastin e 20 viteve martesë. Në foto, çifti shihet duke u puthur dhe siç shkruante ylli në atë kohë: “Njëzet. Nuk mund të ndalemi së qeshuri. Nuk mund të ndalemi së puthuri”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julia Roberts (@juliaroberts)

Sa i përket sekretit të saj për një martesë të lumtur, ylli është shprehur: “dy lavamanë në banjë dhe shumë puthje”. Roberts, e cila kishte punuar me bashkëshortin e saj, deklaroi se “Ai është personi im i preferuar në botë, më pëlqen të kaloj kohë me të dhe më pëlqen mënyra se si punon. Perspektiva e tij është e vlefshme për mua”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!