Jules Kounde: Morëm një fitore të merituar, Senegal apo Angli në çerek-finale nuk ka rëndësi

schedule19:58 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 19:58 - 4 Dhjetor, 2022

Pas sigurimit, të një bilete për në fazën tjetër, disa fjalë për mediat i ka thënë dhe mbrojtësi i “gjelave”, Jules Kounde, ku ka analizuar fitoren 3 me 1, ndaj Polonisë.

Në fjalën e tij, Kounde foli dhe për kundërshtarin në fazën tjetër, ku ashtu i Rabiot edhe ai tha se nuk ka ndonjë preferencë nga kampionët e Botës në fuqi.

“Unë mendoj se është një fitore e merituar, edhe nëse kemi luftuar për një kohë kundër një ekipi të mirë në pjesën e parë. Mendoj se sidomos në pjesën e dytë arritëm të shënonim në momentet e rëndësishme. Është një fitore e merituar. Duhej të fshinim kthesat dhe të jepnim më shumë intensitet, këto ishin dy elementet kryesore. Tani jemi të lumtur që kemi kohë për t’u rikuperuar dhe më pas për t’u përgatitur mirë për këtë çerekfinale. Do të fokusohemi shpejt në të. Nuk ka asnjë preferencë (midis Senegalit dhe Anglisë), do të kthehemi të qetë në hotel dhe do ta shikojmë ndeshjen me kujdes sepse e duam futbollin. Është një moment i mrekullueshëm të shohësh të gjithë njerëzit në hotel duke festuar me ne dhe duke na duartrokitur, është gjithmonë një moment lumturie”,- u shpreh në fjalët e tij, mbrojtësi i Barcelonës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!