Jul Deda tregon anën e tij të panjohur për ditëlindjen e së ëmës

schedule11:29 - 20 Korrik, 2021

schedule 11:29 - 20 Korrik, 2021

Julian Deda ka bërë një dedikim të ndjerë për të ëmën në 60 vjetorin e saj të lindjes. Ai ka publikuar dy foto me të shtrenjtën e tij, një të ditëve të fundit dhe një tjetër nga fëmijëria, ndërsa shprehet se ndihet i bekuar me prezencën e saj.

“Keto dy foto kane shume vite diference, por shikoje pak Mam, buzeqeshja jote eshte njesoj, drita dhe miresia ne syte e tu eshte e njejta. Gjithmone e dashur, gjithmone e perkushtuar per familjen dhe une gjithmone i vogel per ty, sepse ti edhe sot si atehere nuk harron te me thuash “Juli, veshu mama se ftofesh”.

Je e mire shume, je qershia mbi torten tone te familjes…! Ma gezofsh 60 vjetorin! Zoti te bekofte e shtrenja ime, ashtu siç na ka bekuar ne me pranine tende! Te du fort Mam…!”, ka shkruar Juli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!