“I themi zotit Rama dil nga Flori, dil dil dil, se do mbyllim emisionin”
Portokalli, por jo me humor. Zgjedhja e Florjan Binajt si kandidat nga Berisha, po sjell pak të qeshura, e shumë pakënaqësi.
I pari, ish kolegu i tij ne art, por edhe shok armesh ne politike. Frustrimi I Julian Dedajt ndaj kandidimit te binajt, duket se lidhet direkt me Sali berishen.
“Mbaj mend, kur kandidova ne primare, nje funksionar i larte, adult dhe injorant aty, me tha: “nuk do shkojme në bashki për gallatë”. Ndersa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-së. Florit i uroj me gjithe zemer suksese ne kete gare, shpresoj qe mbeshtetja nga PD dhe opozites te jete e vertete dhe jo “m’ka çu halla me la gojen”.
Dhe këtu vjen edhe premtimi i parë. Florian Binaj ka rrëzuar shpresat e shumë dashamirësve të tij, qe në fushatë të mos presin shumë humor.
“Deri më sot kam luftuar, padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë. Të dënojmë ata që na vodhën, dhe bënë humor me ne.”
Por kush po bën humor në këtë rast? Dy nga figurat me serioze të opozitës, qe fatkeqesisht nuk merren seriozisht, Adriana Kalaj dhe Kujtim Gjuzi, mendojnë se kësaj radhe është doktori që po bën humor me demokratët, duke vendosur si kandidat policin e portokallise.
I mërzitur ka mbetur edhe Agron Shehaj, i cili ngulmonte tek Ermal Hasimja, Ky i fundit në mes të dimrit i hyri edhe me not por spoti me drone ne malesite e Tropojes, i doli nje perpjekje e kote. Doktorit i ka mbaruar dashuria per ish punonjesin e tij.
Aktualisht, humor bio demokrat, ka vetem në Vlorë. Aty Bujar Leskaj ka ngritur shtabin për një kandidat demokrat.
Dhe ka nje vullnetar…Dionis Sota. Por e vetmja veper opozitare e tij kudër Ramës ne fakt eshte pro PS. Sota Ishte i vetmi, që i kërkoi Ermal Dredhës të kthente dorëheqjen, sepse ishte i denjë për të vijuar si kryebashkiaku më i mirë që ka patur Vlora ndonjëherë. Tani kerkon qe ta zevendesoje. Por veshtire qe vlonjatet ta marrin seriozisht. / abcnews.al /



