Jul Cezari ndërtoi qypa të nëndheshëm në Konispol, shërbenin për grumbullimin e drithit

schedule20:08 - 28 Tetor, 2023

schedule 20:08 - 28 Tetor, 2023

Këta qypa të nëndheshëm u gjendën 17 vite më parë në jug të Konispolit.

U zbuluan rastësisht nga një bari i zonës, i cili ishte duke kullotur bagëtitë pranë përroit të Manetës, rreth 400 metër larg kufirit shqiptaro-grek.

Janë afërsisht 250 centimetra të gjatë dhe me diametër maksimal rreth 150 centimetër.

Shtrihen në tre grupime dhe ruajnë drejtimin veriperëndim – juglindje, ashtu sikurse edhe brezi i gurëve gëlqerorë mbi ta.

Mendohet se shumica prej tyre i përkasin periudhës romake.

U ndërtuan në vitin 48 para erës sonë pas urdhërit që dha Jul Çezari i cili ishte në luftë me Pompeun.

Ai i detyroi banorët e pellgut të lumit Pavla të mbushnin qypat e nëndheshëm me drithëra buke gjatë vitit, që do të shërbenin si rezerva për ushtrinë e tij.

Studiuesi Halili jep arsyet përse kjo gjetje lidhet me kohën e Jul Çezarit.

Edhe pse një zbulim shumë i rëndësishëm historik, pas vitit 2006 nuk ka ndodhur asnjë ekspeditë arkeologjike në këtë zonë për të mësuar nëse ka më shumë të tillë.

Pjesa më e madhe prej tyre janë mbuluar me bimësi dhe lënë në harresë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!