Ish-piloti Agim Nanaj dhe avokatja Enida Bozheku e shohin pozitivisht investimin që dhëndri i ish presidentit amerikan, Donald Trump do të kryejë në ishullin e Sazanit.
Të ftuar në emisionin “360 Gradë”, ata kanë thënë se një nismë e tillë duhet të zbatohet.
Nanaj ka deklaruar se duhet bërë transparenca dhe të realizohet kohëzgjatja e marrëveshjes, pasi do të ketë lëvizje të mëdha në të gjithë Shqipërinë.
“Duhet bërë. Jam që duhet bërë transparenca, e dyta duhet të realizohet mirë lidhja e marrëveshjes, kohëzgjatja e marrëveshjes dhe rikthimi pastaj në pronë e shtetit shqiptar. Kjo duhet bërë. Unë jam pro. Për mendimin tim nuk e cënon qënien e këtij ishulli strategjik në këtë zonë që të funksionojë, aq më tepër afër ka Karaburunin, baza tjetër, po ndërtohet gjithë ai aerodromë aty. Do ketë lëvizje të mëdha Jugu dhe gjithë Shqipëria”, tha Nanaj.
“Unë jam në parim po. Në kuadër të NATO-s nuk mendoj që këto lloj projektesh me këto lloj shifrash të mos jenë konsultuar dhe me këto lloj ambientesh, le të themi para dhomat e NATO-s. Unë mendoj që Grenell vjen në një eksperiencë në kuadër ushtarak, i di politikat e NATO-s është më e gjerë. Dinamikat e politikës ndryshojnë, por unë mendoj që nuk humbim ndonjë gjë”, u shpreh Bozheku./abcnews.al