Juglindja “pushtohet” nga dëbora, kur do të rikthehet stuhia?

schedule11:27 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 11:27 - 7 Dhjetor, 2021

Në zonat malore në juglindje të vendit kanë nisur reshjet e dëborës pas shiut.

Gazetarja e “ABC” Lediona Xheladinaj raporton se deri paraditen e sotme nuk raportohet për probleme me qarkullimin.

Deri në 15 cm është trashësia e dëborës në zonat malore. Strukturat vendore po punojnë për pastrimin e akseve Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë dhe Vithkuq-Shtyllë.

Si pasojë e reshjeve të dëborës por edhe erës ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Kolonjës, Moglicë, Shtyllë, Vithkuq dhe Lekas.

Dita e sotme dhe nesër nuk do të ketë reshje, të cilat do të rikthehen në datë 9 Dhjetor me stuhi./ Abcnews.al