Në zonat malore në juglindje të vendit kanë nisur reshjet e dëborës pas shiut.
Gazetarja e “ABC” Lediona Xheladinaj raporton se deri paraditen e sotme nuk raportohet për probleme me qarkullimin.
Deri në 15 cm është trashësia e dëborës në zonat malore. Strukturat vendore po punojnë për pastrimin e akseve Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë dhe Vithkuq-Shtyllë.
Si pasojë e reshjeve të dëborës por edhe erës ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Kolonjës, Moglicë, Shtyllë, Vithkuq dhe Lekas.
Dita e sotme dhe nesër nuk do të ketë reshje, të cilat do të rikthehen në datë 9 Dhjetor me stuhi./ Abcnews.al