Këtë të martë është zhbllokuar, juglindja. Segmenti Librazhd Prrenjas do të hapet sot përmes rrugës provizore në Dragostunjë, në orën 12:00.
Kreu i ARRSH, Ami Kozeli tha për “ABC News” se janë marrë të gjitha masat e duhura dhe se është arritur një zgjidhje e shpejtë dhe e sigurt.
“Kjo ishte zgjidhja më e shpejtë. Ne e kemi testuara, janë marrë masa paraprake. Gjithashtu disiplinimi i urave, në ndihmon shumë. Ne këtë çështje i kemi adresuar për të marrë masat e duhura dhe kjo është zgjidhja më e shpejtë për të mirën edhe të ekonomisë”, tha ai.
Më tej shtoi se janë shmangur probleme shumë të mëdha, ndërsa nënvizoi se shkak i shembjes së rrugës, ishte erozioni dhe jo gërmimet.
/abcnews.al/


