Juani kinez arrin në nivelin më të ulët ndaj dollarit

schedule10:19 - 28 Shtator, 2022

schedule 10:19 - 28 Shtator, 2022

Juani kinez ka shënuar nivelin më të ulët ndaj dollarit amerikan. Juani i tregtuar ndërkombëtarisht ra në nivelin e tij më të ulët që nga të dhënat e vitit 2011, shkruan BBC.

Monedha vendase e Kinës arriti gjithashtu nivelin më të ulët që nga kriza financiare globale e vitit 2008. Kjo vjen pasi dollari vazhdon të rritet në vlerë kundrejt monedhave të tjera kryesore, pasi banka qendrore amerikane ngriti përsëri normat e interesit në fillim të këtij muaji.

Ndërkohë të mërkurën, indekset e tjera kryesore të bursave në të gjithë Azinë, ranë ndjeshëm. Banka qendrore e Kinës është përpjekur të ngadalësojë rënien e juanit.

Shumë investitorë e shohin dollarin si një investim të sigurt. Kjo ka ndihmuar në rritjen e vlerës së tij kundrejt monedhave të tjera, duke përfshirë paundin britanik, i cili arriti në nivelin më të ulët historik ndaj dollarit të hënën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!