Dy persona janë arrestuar nga Policia e Beratit, pasi gjatë kontrollit iu sekuestruan doza me lëndë narkotike.
32-vjeçari F.S., dhe 19-vjeçari R.Ç., mësohet se janë banues në lagjen “Barrikadë”, në Berat, arrestimi i të cilëve u bë pasi lagjen “Uznovë”.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Berat/Informacion
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Bien në prangat e Policisë 2 shtetasit që posedonin lëndën narkotike.
Nga specialistët e Seksionit për Narkotikët u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- S., 32 vjeç dhe R. Ç., 19 vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë”, Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonin iu gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/abcnews.al/