Christian Eriksen do të largohet nga Tottenhami. Organizatori danez vendosi të mos rinovonte kontratën që përfundon në fund të sezonit dhe ndarja me Spurs është e pashmangshme.
Drejtuesit e nënkampionëve të Evropës po kërkojnë për zëvendësuesin dhe një këshillë vjen nga Holanda. Rafael Van der Vaart është aktivizuar gjatë sezoneve 2010/2012 me klubin anglez dhe ka ruajtur raporte pozitive me drejtuesit e klubit anglez.
Rafael Van der Vaart zbulon bisedën e bërë me kreun e Tottenham dhe këshillën që i ka dhënë. Ai sheh Hakim Ziyech të Ajaksit si zëvendësuesin perfekt të Eriksen.
“Kam biseduar me Daniel Levy (presidenti i Spurs) dhe i thashë: ‘Firmos me Hakim Ziyech në fund të sezonit. Jam i bindur që ai do të shkëlqejë në Londër”, thekson ish-fantazisti gjatë emisionit Studio Voetbal. /abcnews.al