“Ju tregoj zënkën me Kristin”, Dede: Nëse Muçi shitet 1 mln €, ne e kemi fituar kampionatin

schedule23:56 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 23:56 - 24 Dhjetor, 2020

Nevil Dede, trajneri i Tiranës mbrëmjen e sotme është është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC. Gjatë fjalës së tij tekniku i bardhebluve foli në lidhje me largimin e mundshëm të Muçit në janar dhe polemikave rreth një zënke mes tij dhe Kristi Vangjelit.

“Në qoftë se në janar Tiranës për Muçin i vjen një shumë prej 1 milionë apo 800 mijë eurosh, Tirana e ka fituar kampionatin e vet. Ai po rritet dhe po mëson të lodhet dhe të rritet. Të isha unë thoja mbajeni dhe rriteni dhe pak, por ofertat në Shqipëri nuk vijnë gjithmonë të larta.

Në janar diçka do të lëvizë. Nëse Hasani (Buba) do kishte thënë po, edhe klubi do e publikonte menjëherë. Kemi një nga portierët më të mirë të kampionatit. Kemi Likën për tu marrë shembull. Kemi disa elementë që për mua janë ndër më të mirët.

Fërkime me Vangjelin? Asnjëherë. Kishte vetëm një batutë në tavolinë mes meje dhe atij. Ishte një problematikë te ekipi U19 dhe unë e pyeta: “Kur ta lësh (futbollin aktiv) do e marrësh këtë ekipin?” Dhe mu përgjigj se nuk është gati. Ishte thjesht një batutë”, u shpreh Dede. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!