“Ju policët e Instagramit”, Einxhel Shkira revoltohet me ndjekësit: Jeni të parët për të dhënë mend

schedule08:40 - 15 Gusht, 2022

schedule 08:40 - 15 Gusht, 2022

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Ata përfliten se do të bëhen prindër për herë të parë ndonëse nuk kanë pranuar asgjë publikisht. Moderatorja është kritikuar së fundmi për mosmbajtjen e rripit të sigurimit, gjë që ka sjellë dhe reagimin e saj.

Einxhel qaron edhe arsyet dhe tregon kategoritë që iu lejohet mosmbajtja e rripit të sigurimit. “Kjo është hera e fundit që ju jap llogari juve policëve të Instagramit!! E jo për tu shfajësuar se s’kam bërë asnjë faj, por për t’ju dhënë pak mend nga të miat.”, shkruan Einxhel duke shtuar:

“1- Nëse vëreni një parregullsi, shkelje ligji apo rregulloreje mos harroni që ju s’jeni policë t’më vendosni gjobë, por telefononi organet përkatëse dhe denonconi shkeljen!!!!

2- Nëse prisni t’ju them unë që duhet ta vini rripin atëherë nuk di ca edukate keni marrë ju deri sot nga familja juaj, nga shkolla, librat apo shteti…

3- Nëse largqoftë ndodh aksident, mosvënia e rripit më penalizon mua jo të tjerët, prandaj s’ju dhimbset juve jeta ime më shumë nga çmë dhimbset mua dhe s’më mbroni dot më shumë se unë veten time!!!

4- Jeni të parët për të dhënë mend, për t’u kapur pas “gabimeve” për të drejtuar gishtin ama për veeë s’dini të bëni asgjë veç komenteve në IG për të ndryshuar këtë vend!!”, ka shkruar moderatorja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!