Papa Françesku i ka bërë thirrje liderëve botërorë për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Ndërsa furia e vdekjes dhe shkatërrimit vazhdojnë, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, unë rinovoj një apel drejtuar udhëheqësve kombëtarë: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, mos e çoni njerëzimin në rrënim”, tha Papa pas lutjes së tij në sheshin e Shën Pjetrit.
“Të kryhen negociata reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjojeni thirrjen e dëshpëruar të njerëzve që po vuajnë, e shohim çdo ditë në media, respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave. kudo”, tha Papa Françesku në thirrjen e tij ndaj liderëve botërorë.
/abcnews.al/