Kandidatja për Këshillin Bashkiak të Shkodrës nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime.
Në një deklaratë për mediat, Valjeta Bajraktari- Golemi, i lutet qytetarëve të marrin pak minuta nga dita e tyre për të mirën e së ardhmes. Ajo thekson që nuk duhet të ndikohen, por të japin mendimin e tyre të lirë.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, ju flas si një grua që kam lindur dhe jetuar në këtë qytet, si një nënë e dy fëmijëve, si një mësuese e shumë nxënësve në Shkodër. Ju lutem, është një ditë e veçantë që e kemi një herë në katër vite, për të mirën e qytetit tonë, për atë që nesër ne do ta kërkojmë. Ju lutem kushtojeni 30 minuta të ditës suaj për votën. Ju lutem, dilni dhe votoni. Jepni një votë të lirë. Mos u ndikoni nga asgjë. Shprehni mendimin tuaj të lirë”, tha ajo./abcnews.al