“Ju lutem, aman o burrë, nuk kam bërë gjë”! Momenti i shoqërimit të protestuesit: Lëri llafet

schedule19:40 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 19:40 - 12 Dhjetor, 2020

Disa të rinj janë shoqëruar mbrëmjen e sotme për tubimin që nisi te Kryeministria, por zgjati shumë pak, pasi policia i shpërndau me gaz lotsjellës duke u prishur planet. Kamerat kanë kapur momentin e një të riu që është shoqëruar nga agjentët e policisë që ishin të shumtë në terren.

Pavarësisht thirrjeve dhe lutjeve të të riut se nuk ka bërë asgjë, efektivët e futën në furgon. “Nexhip Kastrati jam nuk kam bërë asnjë gjë, ju lutem më ndihmoni.

Nuk kam bërë asnjë gjë. Ju lutem më ndihmoni. Aman more burrë nuk kam bërë asnjë gjë” thotë i riu. Ndërsa një nga agjentët i kthehet “Lëri llafet”. Mbrëmjen e sotme në Tiranë u shënuan më pak incidente në krahasim me tre netët e kaluara.

Protestuesit kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, largimin e Ardi Veliut, por edhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar në tre ditët e fundit.  Protestuesit nuk i kënaqi dorëheqja e Sandër Lleshajt duke kërkuar edhe “kokën” e Ardi Veliut, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!