Ju kujtohet vajza e Eminemit? Sot vogëlushja e famshme është rritur dhe ndjek ëndrrat e saj

schedule19:39 - 25 Nëntor, 2022

schedule 19:39 - 25 Nëntor, 2022

Ju mund ta mbani mend Hailien, ajo është përmendur shumë herë në këngët e Eminemit. Ajo ka rreth 2.1 milionë ndjekës në Instagramin e saj.

Marshall Mathers i njohur si Eminem është jashtëzakonisht mbrojtës ndaj vajzës së tij Hailie. Ajo është përfshirë në më shumë se 20 këngë të tij, ndërsa ne kujtojmë zërin e saj të ëmbël duke kënduar së bashku me të atin në një moshë shumë të vogël në “My Dad’s Gone Crazy”. Fansat e Eminem, si dhe vetë fansat e Hailie, shpesh pyesin se çfarë po bën ajo në këto kohë dhe ne i kemi përgjigjet për ju më poshtë në këtë artikull.

Hailie ka lindur në ditën e Krishtlindjes 1995, gjë që e bën atë pothuajse 27 vjeç tani. Ajo është rritur në qendër të vëmendjes dhe kur u pyet për të në një intervistë të fundit, Eminem tha se është shumë krenar për të. Hailie u diplomua me një mesatare mbresëlënëse. 3.9 nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit ku ka studiuar Psikologji. Kur e pyesin, ajo tregohet gjithmonë e sjellshme dhe thotë se babai i saj e mbështet shumë.

A është e martuar Hailie Jade? Hailie ka një të dashur prej disa vitesh, të cilin herë pas here e shfaq në Instagramin e saj. Aktualisht, Hailie nuk është e martuar dhe nuk ka fëmijë.

Ajo ka një prirje për modën dhe grimin dhe e ndan këtë pasion rregullisht me ndjekësit e saj në IG.

SHIKONI MOMENTE NGA JETA E SAJ E MREKULLUESHME MË POSHTË!

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!