Ju kujtohet “Mama Coco”? Ndahet nga jeta gjyshja që frymëzoi personazhin e njohur

schedule14:37 - 17 Tetor, 2022

schedule 14:37 - 17 Tetor, 2022

Maria Salud Ramirez Caballero, gruaja që frymëzoi personazhin e Mama Coco-s në filmin e famshëm “Coco”, i cili fitoi Oscarin për filmin më të mirë të animuar në vitin 2018, vdiq të dielën.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Doña María Salud Ramírez Cabagero, ‘Mama Coco’, një grua e palodhur që ishte një model jete, frymëzimi për këtë personazh që u adhurua dhe bëri xhiron e botës”, shkroi Roberto Monroy, sekretar i turizmit i Michoacán në Twitter.

Donia Maria vdiq në moshën 109-vjeçare, në fshatin ku lindi, Santa Fe de la Laguna, pranë liqenit turistik Pazcuaro.

Produksioni i Disney, i cili tregon historinë e një djali që kërkon historinë e familjes së tij përmes kësaj tradite meksikane, e bëri Ramirez një person të famshëm. Turistët shkonin rregullisht në shtëpinë e saj për të bërë fotografi me gruan, e cila dukej pothuajse identike me personazhin Mama Coco, raportuan mediat meksikane.

Filmi “Coco” tregon historinë e një djali të vogël i cili nisi një udhëtim imagjinar në botën e të vdekurve për të zbuluar historinë e paraardhësve të tij, veçanërisht atë të stërgjyshit të tij, babait të Mama Coco.

“Falënderimi më i madh për popullin e Meksikës. “Coco” nuk do të ekzistonte pa kulturën e tyre dhe traditat e tyre tepër të bukura”, tha regjisori i filmit Lee Ankrich gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!