Meryem Uzerli, e cila njihet për rolin e “Hyremit”, në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, është rikthyer sërish në publik pas disa kohësh mungesë.
Aktorja ka qenë e ftuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, ku ka tërhequr vëmendje të madhe teksa parakaloi në tapetin e kuq.
Meryem u shfaq e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë bojëqielli, me fjongo vjollcë dhe mëngët e fryra. Sakaq, aktorja nuk ka nguruar të vendosë edhe bizhuteri.
Kujtojmë që në janar të këtij viti, aktorja u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë dhe nuk nguroi ta ndante me fansat lumturinë e këtij momenti./abcnews.al
View this post on Instagram