“Ju keni parë më shumë se ne”, çfarë zbuloi Princesha Anne

schedule14:20 - 3 Maj, 2023

schedule 14:20 - 3 Maj, 2023

Princesha Anne dha një intervistë për CBC dhe, ndër të tjera, iu referua momentit zemërthyes kur Mbretëresha Elizabeth II u ul e vetme në funeralin e të shoqit.

Funerali shtetëror i Dukës së Edinburgut, Philip, u zhvillua në prill 2021 në mes të Covid-it, që do të thotë se të pranishmit duhej të mbanin distancën e tyre, me vetëm 30 persona të pranishëm.

Princi Philip ka vdekur në moshën 99-vjeçare në Kështjellën Windsor, ku ai banonte kryesisht me Mbretëreshën gjatë pandemisë.

Kur u pyet për imazhin e nënës së saj të ulur vetëm në stolë gjatë funeralit, Princesha Anne tha: “Kur e shihni foton, është shumë më keq (emocionet) në një farë mënyre. Dhe ju patë më shumë se ne, pasi ne shoqëruam arkivolin .’

Gjatë intervistës 30-minutëshe me kanalin kanadez, Princesha Anne u pyet gjithashtu për të ardhmen e familjes mbretërore dhe monarkisë dhe Charles, duke theksuar: ” Ai është i përkushtuar ndaj detyrave të tij dhe do të mbetet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!