Të paktën nëntë aplikacione janë hequr nga Google Play Store pasi vidhnin fjalëkalimet në Facebook. Ekspertët e sigurisë kibernetike gjetën 10 aplikacione që vidhnin emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet, nëntë prej të cilave ishin të vlefshme në Google Play.
Aplikacionet ishin shkarkuar më shumë se 5 milionë herë. Këto aplikacione – Processing Photo, App Lock Keep, Rubbish Cleaner, Horoscope Daily, Horoscope Pi, App Lock Manager, Lockit Master, Inwell Fitness dhe PIP Photo – paraqiten si app-e për foto, sigurie apo për horoskopin.
Arsyeja se përse këto aplikacione nuk ngjallnin dyshime ishte se ato kryenin mjaft mirë funksionin për të cilin reklamoheshin. Nëse keni shkarkuar një nga këto aplikacione, fshijeni menjëherë dhe ndryshoni fjalëkalimin tuaj në llogarinë personale dhe çdo detaj që ka të bëjë me të njëjtin kod. /abcnews.al