Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ju kanë uruar ndërkombëtarët? Meta: S’më shqetësojnë, unë e kam me shqiptarët

schedule13:50 - 26 Korrik, 2022

schedule 13:50 - 26 Korrik, 2022

Një ditë pasi mori drejtimin e Partisë së Lirisë, ish-presidenti Ilir Meta nuk konfirmoi asnjë urim nga ndërkombëtarët. I pyetur nga gazetari Juxhin Mustafaraj, Meta tha se nuk shqetësohet nëse s’ka marrë urime të tilla.

“Nuk kam asnjë shqetësim nëse ka apo s’ka reagime. I vetmi reagim shqetësues është kur nuk reagojnë partizanët e reformës në drejtësi për këto afera. Skam unë asnjë shqetësim tjetër. Për mua, jam i lumtur dhe nuk pres të marrë asnjë votë nga miqtë tanë ndërkombëtar. Unë e kam me shqiptarët”, tha Meta.

I pyetur po ashtu sesi ndihet, ku edhe pas 30 vitesh në politikë janë ende të njëjtat figura, ai, Berisha dhe Rama, përgjigjet: “Nuk mendoj se është ky problemi i qytetarëve shqiptarë. Problemi është te patronazhistët.

Edhe në PD të punojnë më shumë se Berisha dhe t’ja marrin partinë. Të punojnë jo të bëjnë pazare. Ky është problemi që të kenë më shumë besim të rinjtë dhe të rrinë këtu”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!