Julian Cumraku dhe Hamza Uka, të cilët iu dorëzuan forcave RENEA dje pas 12 orësh negociata mbrëmjen e së hënës në fshatin Orosh, ‘kyçin’ gojën para grupit hetimor.
“Ju jeni shejtani. Ne jemi me të drejtën” janë të vetmet fjalë që kanë thënë ata para grupit hetimor, raporton për ABC Neës gazetarja Bleona Prengezaj.
Dy personat e dyshuar për aktivitetin e tyre terrorist, të ngujuar për 12 orë në një banesë në Orosh të fushe arrezit, u arrestuan pas dorëzimit të tyre mbrëmjen e së hënës. Mbi Julian Cumrraku dhe Arben Uka rëndojnë veprat penale; Nxitje e thirrje publike për kryerjen e veprave terroriste, Kundërshtimi i policies, Prodhimi i armëve luftarake dhe armembajtje pa leje.
35 vjecari Uka lindur në Gjorm te Kurbinit, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”. I njohur si Hamza Uka, ai ka qenë i skeduar nga policia si person me prirje radikale. Në rrjetet sociale postonte foto dhe video duke stërvitur persona që shkonin të luftonin në Siri dhe Irak, ku ka qenë edhe vetë komando i ushtrisë.
Për këtë arsye në vitin 2019, Erzen Uka, i njohur dhe si Hamza Uka, është arrestuar dhe në 2020 u dënua me tri vjet burg.
Ndërsa Julian Cumrraku, 34 vjec është nga Puka, i njohur për prirjet e tij radikale dhe i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.
Për rreth 12 orë ata bënë rezistencë ndaj policisë, duke kërcënuar me armë dhe jetën e forcave të RENEA-s. Pas thirrjes për t’u dorëzuar, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale.
Gjatë kontrollit të banesës ku qendronin te fshehur, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës./abcnews.al

