“Ju duket normale të shahem nga familja?”, Neziri i përgjigjet Junior

schedule11:32 - 21 Mars, 2022

schedule 11:32 - 21 Mars, 2022

Ditën e djeshme Vitor Feijao i Kuksit dhe Stenio Junior i Partizanit ishin pre e ofendimeve raciste. Nëse i pari u ofendua nga një pjesëtar i stafit në hotelin ku qëndronte skuadra e Kukësit, i dyti akuzoi kapitenin e Kastriotit, Sokol Nezirin për ofendim në ndeshjen që luhej në Kamëz.

Kapiteni i krutanëve ka reaguar ditën e sotme në lidhje me këtë çështje, teksa Neziri ka  treguar se është ofenduar nga familja prej Junior. Në fund lojtari i Kastriotit fton brazilianin të fokusohet te loja dhe fanella që mban veshur.

“Jo racizmit. Pasi u akuzova nga Junior, që un e quajta një majmun budalla, çfarë të bëj kur ofendon një lojtar në fushë nga familja? A ju duket si diçka normale? Një futbollist dhe njeri normal siç e quani ju veten, çdo gjë që bën në fushë e lë aty. Mbetet në fushë. Nuk doja të ofendoja për racën tuaj, kurrë. Fokusohuni te fanella që keni dhe respektojeni, sepse peshon shumë fanella”, shkruan Neziri.

/f.a/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!