Joshëse dhe si Helena e Trojës, moderatorja e ‘Gladiatorit’ tërheq vëmendjen e rrjetit me ‘look-un’

schedule20:10 - 15 Nëntor, 2020

schedule 20:10 - 15 Nëntor, 2020

Anna Lika është një nga vajzat më joshëse të ekranit shqiptar. Duket se pas një pauze nga jeta artistike, ajo ka mbledhur gjithë energjitë dhe është kthyer fuqishëm në ekranin e ABC.

Mbrëmjen e sotme Anna ka startuar puntatën e parë të emisionit ‘Gladiatori’, ku në krahët moderatorit Enis Ujkani ka premtuar shumë surpriza.

Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është veshja e moderatores, e cila përshtatur edhe formatit është dukur si pjesë e historisë. Madje ka pasur edhe komentues në rrjetet sociale, që kanë cilësuar sa seksi, aq edhe si Helena e Trojës.

Mesa duket, bukuria e moderatores nuk ka mbetur pa u komentuar edhe këtë herë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!