Roma vazhdon të insistojë për shërbimet e Granit Xhakës. Mesfushori me origjinë shqiptare është një nga kërkesat e trajnerit Jose Mourinho për merkaton e verës.
“Është lojtari më i rëndësishëm i mesfushës së Arsenalit. Ata janë të humbur pa të, Graniti është një lider i vërtetë“, shprehej trajneri portugez dy vite më parë.
Sapo mori vesh për interesimin e verdhekuqve, mesfushori i Arsenalit deklaroi: Kam lexuar mbi interesimin e Romës, një gjë e tillë më mbush me krenari. Të gjithë e njohin Mourinhon dhe e dinë se çfarë ka arritur të bëjë në karrierën e tij.
Gazzetta dello Sport shkruan se klubi italian ka ofruar 20 milion euro për 28-vjeçarin e kombëtares zvicerane, por Arsenali kërkon 25 milion euro.
Diferenca mes kërkesës dhe ofertës nuk është e madhe dhe te Roma janë optimistë në lidhje me arritjen e marrëveshjes finale për kalimin e Xhakës në Serie A. /abcnews.al