Roma ka zyrtarizuar si trajnerin e saj të ri portugezin Jose Mourinho dhe tashmë kanë nisur të qarkullojnë edhe zërat e parë për përforcimet e verës.
Diario Gol raporton se Special One kërkon të ketë në skuadrën e tij spanjollin Isco, i cili nuk është në planet e Zinedine Zidane te Real Madrid.
Sevilla po tenton gjithashtu ta transferojë mesfushorin, por ka ofruar 15 milion euro. Kampionët në fuqi të Spanjës nuk i kënaq kjo shifër.
Reali kërkon 30 milion euro për ta lënë të lirë mesfushorin me tipare sulmuese dhe Roma është gati t’i ofrojë aq. Isco është nën kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022. /abcnews.al