Read More…

"/>

Josa kundër të shkuarës, formacionet e mundshme të Skënderbeu-Laçi

schedule12:15 - 15 Janar, 2022

schedule 12:15 - 15 Janar, 2022

Skënderbeu dhe Laçi do të përballen mes tyre në sfidën e parë të vitin 2022, takimi vlefshëm ky për javën e 16-të të Abissnet Superiore.

Në këtë përballje do të jetë Mirel Josa kundër të shkuarës së tij, Skënderbeu, periudhë kjo kur tekniku i kurbinasve ka arritur të fitojë 4 tituj rresht kampion dhe ka bërë histori në europë.

Pas afrimeve që kanë bërë skuadrat gjatë kësaj merkatoje, teksa kanë forcuar ekipet me lojtarë cilësorë, do kërkojnë të marrin edhe 3 pikët, kurbinasit për të vazhduar serinë e fitoreve, ndërsa korçarët për t’iu larguar zonës së ftohtë të renditjes.

Formacionet e mundshme:

Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Randi, Sadriu, Bajrami, Zguro, Vangjeli, Moraesh, Mara, Victor, Mensah. Trajner: Migen Memelli

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko, Deliu, Shehu, Lushkja, Zarubica, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa /f.a/abcnews.al