“Kurbinasit” e Laçit presin këtë të dielë në “shtëpinë” e tyre, rivalët e Skënderbeut, në sfiëdn e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore, me të dyja skuadrat që synimin kryesor kanë sigurimin e 3 pikëve.
Laçi vjen nga një fitore spektakolare, në “Selman Stërmasi”, ndaj Tiranës, me tekniku Mirel Josa, që mesditën e kësaj të diele do të kërkojë rezultatin e dytë pozitiv radhazi, ndaj një skuadre që di të bëjë mirë në Superiore.
Këta të fundit kanë treguar një formë fatnastike ndeshjet e fundit, duke mundur fillimisht Erzenin në transfertë me rezultatin 1 me 2 e më pas “demat e kuq” të Partizanit, me rezultatin minimal, 1 me 0.
Formacionet zyrtare:
Laçi: Dajsinani, Kurti, Dajko, P. Zhunior, Qato, Kryeziu, Manellari, Tresa, Ujka, Melo, Sobouale.
Trajner: Mirel Josa
Skënderbeu: Alia, Ramos, Randi, Prençi, Frashëri, Liço, Rabiu, Pecani, Gerxho, Nikaj, Rashica.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç /i.m /abcnews.al